12 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Presidenti Millatoviq thotë se Mali i Zi nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën

Presidenti i Malit të Zi ka thënë se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij në raport me Kosovën. Këtë deklaratë, Jakov Millatoviq e bëri gjatë një interviste për “Euronews”.

“Një ekonomist dhe ish-ministër i zhvillimit ekonomik, Millatoviq i ka balancuar ambiciet e tij për Evropën me dëshirën për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë. Kjo përkundër faktit se ai nuk pajtohet me ish-partnerin e tij shtetëror federal për çështje kyçe, mbi të gjitha për njohjen e Kosovës.

Ndërsa Serbia nuk e ka njohur ende Kosovën dhe nuk tregon asnjë për ndryshim të mendjes, Mali i Zi e ka njohur dhe Millatoviq nuk dëshiron ta ndryshojë këtë”, shkruan Euronews, duke iu referuar intervistës së Millatoviqit.

Kjo intervistë do të transmetohet të enjten e ardhshme (12 dhjetor).

Po ashtu, presidenti malazez ka folur edhe për ambiciet e tij dhe të vendit të tij për anëtarësim në BE, duke besuar se kjo është e mundur të arrihet deri më 2028. Ai e pranon se ka ende sfida në këtë rrugë, duke theksuar se “po të mos kishte sfida, ne veçse do të ishim pjesë e BE-së”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...