7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Presidenti Thaçi dekoron Dr. Hafir Shalën me urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot i ka dorëzanuar familjes së Dr. Hafir Shalës dekoratën “Hero i Kosovës”.

Lajmin e ka bërë të ditur Gentriti, djali i Dr. Shalës.

Dr. Shala është kidnapuar nga forcat e armikut, përkatësisht sigurimi serb në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës para fillimit të luftës së UÇK-së dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e doktorit.

Postimi i Gentritit në Facebook:

“BABË, unë nuk jam aq i zoti të thur fjalë për të përqafuar imazhin tënd, është e vërtet e madhe që unë dhe askush nuk mund të të ngre në piedestalin që ti meriton. Vitet që kalove në burgje, ditët dhe netët me vite kushtuar humanizmit, veprat tua si mjek e si çlirimtar, veprove dhe punove kokëulur, i heshtur dhe me pak fjalë, pa menduar se një ditë do të bëheshe Hero Babë! Sot more dekoratën më të lartë nga Presidenti i Repulikës së Kosovës ,“Hero i Kosovës” titull ky që me të vërtet e meritove. Jam aq i lumtur ngaqë heroizmi yt është i gjallë në mesin e popullit dhe se heroizmi yt do të jehojë përherë në tokën e Kosovës…. do të doja ta gëzoje këtë liri për të cilën shumë gjatë punove por për ty BABË liria ishte më e shtrenjtë se jeta edhe 100 jetë ti kishe të gjitha do ti sakrifikoje dhe flijoje për këtë dhe, por BABË e di që nuk mund të pushosh i qetë sepse i qetë je vetëm atëherë ku r eshtrat e tu mbulohen e treten nga dheu i Kosovës ,atëherë jemi të qetë dhe ne kur të kemi një varr ku përulemi dhe nderojmë veprën tënde. E di BABË që kishe thënë dikush duhet te sakrifikohet per atdhe, jam betuar kishe thënë, më pelqen të jetoj, e dua jetën, më merr malli për fëmijët e mi “i dua pllumat e mi (fëmijët tu)“ kishe thënë, për shkak që aq shumë i dua nuk më dhimbset jeta, te vdes për ta dhe gjithë popullin, më mirë pa mua e në liri, se unë pranë tyre e nën shkja të zi! Dhe ja ku jemi sot Unë , Mami, Motrat dhe Populli yt, në liri dhe të lumtur që kemi Heronjë si ty BABË! Krenar që jam biri yt.”-shkruan Gentrit Shala. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...