20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Presidenti Thaçi: Gjithmonë mirënjohës për kontributin e Vokrrit

Presidenti i Kosovës ka përkujtuar futbollistin legjendar Fadil Vokrri në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.

Në një postim në Facebook, Hashim Thaçi ka thënë se me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësojë Kosovën në UEFA dhe FIFA.

“Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën. Në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësojë Kosovën në UEFA dhe FIFA. Gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij”, ka shkruar presidenti Thaçi./Njeshi/

 

Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...