Seanca për konstituimin e kuvendit do të vazhdojë nesër nga ora 12:00.
Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi përmes një njoftimi për media.
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, pasi ky i fundit i ishte drejtuar me një letër duke i kërkuar sugjerime pasi seanca konstituive e thirrur nga Osmani të martën u ndërpre si pasojë e mosvotimit të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve.
PDK, LDK dhe AAK nuk e votuan atë raport me arsyetimin se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje formale para betimit si deputetë./Njeshi/