20 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Presidentja dhe Kryeparlamentari në Deçan: Jusuf Gërvalla zë i lirisë

Kreu i shtetit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, janë pritur në familjen e heroit Jusuf Gërvalla, në fshatin Dubovik të Deçanit.

Sot janë shënuar 41 vjet nga vrasja e Vëllëzërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nga UDB-ja famëkeqe jugosllave.

Presidentja Osmani me këtë rast shkroi në Facebook se ata u pritën nga vajza e Jusuf Gërvallës, zv/kryeministrja Donika Gërvalla.

Postimi i plotë:

“Së bashku me Kryetarin Konjufca, u pritëm sot nga e bija e heroit Jusuf Gërvalla, Zv.kryeministrja Donika Gërvalla, në votrën e tyre, në Dubovik, ku nderuam kujtimin për shenjat e shenjta, të cilët përbëjnë fillet e luftës sonë për çlirim kombëtar.

Liria mbanë edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, kurse ne mbajmë të skalitur emrat e tyre jo vetëm në kujtesë, por edhe si referencë se si një jetë e tërë vihet në shërbim të atdheut!
Jusufi ishte jo vetëm një zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha zëri i të vërtetës dhe lirisë sonë! Ai lindi artist, veproi si patriot e vdiq si hero. Gërshetimi i këtyre tri tipareve e shndërroi Jusufin në një personalitet poliedrik, një ikonë të kohës, një patriot që ëndrrën për liri e projektoi herët.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën!”-shkruan osmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...