Edicioni i parë i Forumit të Paqes në Pejë është mbajtur me 11 shtator nën organizimin e Rotary Club Peja.
Tema e këtij edicioni ishte “Ndërtimi i Paqes në një botë rivaliteti”.
Për këtë ngjarje të rëndësishme ka shkruar edhe Presidentja e organizatës ndërkombëtare Hardwired, Tina Ramirez, e cila poashtu ishte e pranishme në këtë organizim në Pejë, së bashku me miqtë nga Rotary Club Peja.
Rotary Club Peja ndërtuan një memorial për të nderuar jetët e humbura më 11 shtator 2001 dhe për të promovuar paqen dhe arsimin në këtë ditë të rëndësishme.
Tina dhe stafi i Hardwired në Kosovë qëndruan me Rotarianët për të kujtuar familjet e prekura dhe të gjithë ata që humbën jetën gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
Më herët gjatë ditës, Tina Ramirez mori pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga Rotary Club Peja.
Hardwired është organizatë e përkushtuar për të ndihmuar komunitetet të bëhen më refuzuese ndaj urrejtjes dhe intolerancës që shpesh çojnë në akte terrorizmi dhe persekutim fetar.
Përmes edukimit, organizata fuqizon mësuesit dhe studentët për të përqafuar pluralizmin dhe për të mbështetur vlerat e dinjitetit dhe lirisë njerëzore.
“Ndërsa reflektojmë në këtë ditë, kujtojmë rolin e rëndësishëm që ka arsimi në krijimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe të qetë, ku të drejtat e çdo individi mbrohen si në ligje ashtu edhe në shoqëri,” tha Ramirez.
Puna e Hardwired në Kosovë, ashtu si në shumë vende të tjera, është një shembull i përpjekjeve të suksesshme për të ndërtuar një botë më të mirë.