2 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Presidentja në Zllakuqan, fshatin që i ndihmoi mijëra banorë të Mitrovicës në vitin 1999

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot për vizitë në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Osmani tha se banorët e këtij fshati I kanë ndihmuar mijëra banorë të Mitrovicës gjatë kohës së luftës.

“Zemërgjerësia dhe solidariteti në kohë sfiduese më bënë që të rikthehem në Zllakuqan të Klinës, banorët e të cilit më 1999 ndihmuan mijëra banorë nga rajoni i Mitrovicës të cilët ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre nga regjimi gjenocidal i Serbisë dhe ishin detyruar të ecin në këmbë deri në kufirin me Shqipërinë.

Zemërbardhët e Zllakuqanit mundësuan triumfin e dhembshurisë mbi luftën gjenocidale dhe fitoren e solidaritetit mbi frikën, ndaj faleminderit nga thellësia e zemrës, që riafirmuan besimin në fuqinë e mirësisë!”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...