Presidentja e vendit Vjosa Osmani po qëndron për vizitë dy ditore në shtetin e Shqipërisë.
Ajo nga qyteti i një mbi një dritareve (Berat) ka bërë thirrje për ruajtjen e thesareve të së kaluarës sonë.
Postimi i plotë i Osmanit:
Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve!
Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve.
Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë./Njeshi/