31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të tmerrshëm sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.

Osmani tha se sulmin ndaj Frederiksen e dënon ashpër, teksa tha se dhuna kundër çdo lideri, është sulm ndaj demokracisë.

“Sulmi i mbrëmjes së sotme ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë është i tmerrshëm. E dënoj ashpër. Dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qendro e fortë, e dashur Mette”, shkroi Osmani.

Kryeministrja daneze është sulmuar sonte në një shesh të Kopenhagës, ndërsa policia e ka arrestuar autorin e sulmit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...