Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.
Ajo do të jetë në mesin e shumë liderëve botëror që do të jetë e pranishme në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë.
Lajmi është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.
“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, deklaroi Kupina.
Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill, në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë.
Ceremonia e varrimit pritet të nis nga ora 10:00./Njeshi/