13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Presidentja Osmani emëron burrin e Albulena Haxhiut, anëtar të ri të KQZ-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Sipas zyrës për informim të Presidencës, Presidentja emëroi anëtar të ri Alban Krasniqin, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

“Z. Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur”, bëhet e ditur në komunikatë.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet tutje. //Njeshi//

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...