18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Presidentja Osmani iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sonte në një iftar të organizuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku është pritur me ngrohtësi nga banorët dhe drejtuesit e kësaj organizate humanitare.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe stafi presidencial, Osmani ka ndarë momente të veçanta me të moshuarit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit institucional dhe shoqëror për ta.

“Iftari i sotëm ishte një moment i veçantë për banorët tanë, të cilët e pritën me gëzim dhe respekt të madh këtë vizitë. Për ta, ky takim nuk ishte vetëm një darkë e përbashkët, por edhe një shenjë e kujdesit dhe vëmendjes institucionale ndaj tyre”, ka shkruar drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Ai ka falënderuar Presidenten për këtë vizitë të ngrohtë dhe për mbështetjen e saj ndaj misionit humanitar të organizatës.Kjo vizitë vlerësohet si një gjest solidariteti dhe mbështetje për të moshuarit që jetojnë në këtë qendër./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...