15.8 C
Pec
E enjte, 8 Qershor, 2023

Presidentja Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri,  Jakov Milatoviç.

Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatoviç pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.//Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...