5.8 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Presidentja Osmani ndodhet në Portugali ku do të përurohet shtatorja e Nënës Terezë, takohet edhe me Presidentin dhe Kryeministrin portugez

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar dje për vizitë pune në Portugali.

Presidenca njofton se gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, Antonio Costa.

“Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë”, thuhet tutje në njoftim.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...