Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen e ambasadës së shtetit tonë në Bogota të Kolumbisë.
“Nga diskutimi e dakordimi me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro para saktësisht dy viteve, në një realitet sot në Bogota – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë i hapi dyert e saj në mes miqsh e partnerësh”, shkroi Osmani në Facebook.
Tutje ajo shtoi se na presin punë të mira, komunikim i rregullt, si dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit tonë.
“Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike. Faleminderit të gjithëve për punën e angazhimin!”, përfundoi Osmani. /Njeshi/