8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Presidentja Osmani: Papa Françesku simbol i paqes dhe lidhjes mes njerzëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, e mbajtur sot në Vatikan.

Presidentja Osmani u shpreh: “Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij të palodhur për të varfrit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e urave të miqësisë ndërmjet kombeve. Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë dhe do të frymëzojë brezat e ardhshëm për të ndjekur rrugën e tij të përkushtimit ndaj dashurisë dhe përkujdesjes për të tjerët.”

Ceremonia e funeralit, e cila u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit, mblodhi liderë nga e gjithë bota dhe mijëra besimtarë, duke reflektuar ndikimin global të Papë Françeskut si një udhëheqës shpirtëror dhe humanitar. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...