Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e vrasjes së akademikut Fehmi Aganit.
Ajo e ka konsideruar Aganin si një prej mendjeve më të ndritura të rezistencës sonë paqësore.
“Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë”.
“E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë”.
“Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht”.
Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi Aganit”, shkruhet në postimin e presidencës në Facebook. /Njeshi/