27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Presidentja Osmani pret sot në takim krerët e subjekteve politike – disa prej tyre e konfirmojnë pjesëmarrjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takoj sot krerët e partive politike për të diskutuar në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale në vend.

Ky takim u konfirmua se do të mbahet dje nga këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Ai tha se menjëherë pas konsultimeve, presidentja Osmani do të caktojë edhe datën e zgjedhjeve.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, deklaroi Kupina.

E i pranishëm në këtë takim do të jetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pjesëmarrja e LDK-së në këtë takim u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësi i partisë, deputeti Besian Mustafa.

Mustafa ka bërë të ditur se takimi është caktuar për sot në orën 14:00.

Kurse zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manuxhka, ka thënë se kanë pranuar ftesën dhe do të marrin pjesë në takim.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar po ashtu edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, derisa përgjigje ende nuk pati nga PDK-ja.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në tetor të këtij viti, ndërsa datën e saktë pritet ta caktoj sot e para e vendit, Vjosa Osmani.
Deri tani veçse janë konfirmuar disa nga kandidaturat për kryetarë komunash, ku disa kryetarë aktual veçse e kanë konfirmuar se do të jenë në garë edhe për një mandat.
Ndonëse data për zgjedhjet lokale po afrohet, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para me rezultat. /Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...