Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani do të qëndrojë sot në Bruksel ku do të takohet me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Sipas agjendës së publikuar, Presindetja Osmani do të takohet pasdite me Metsolan.
Fillimisht do të jetë arritja, më pas do të realizohet fotografia e përbashkët dhe në ora 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.
Në takim do të jetë edhe Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde. /Njeshi/