4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Presidentja Osmani: Serbia dëshiron destabilizim, nuk ka asnjë juridiksion mbi Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se se Serbia po vazhdon taktikat e saj për ta destabilizuar Kosovës.

Ajo e këtë e tha referuar projektligjeve të  miratuara së voni për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” .

Ajo ka thënë se Serbia s’do të mund të arrijë asgjë për ta ndryshuar realitetin, e që është fakti që shteti serb nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99.

“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 1999. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë kundërshtuar synimin e Serbisë për të “vendosur” juridiksion gjyqësor në Kosovë. Edhe SHBA-ja, edhe BE-ja kanë thënë se Serbia ka shkelur obligimet nga dialogu.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë  kjo iniciativë e fundit e Serbisë është edhe sulm ndaj Marrëveshjes Bazë të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur vitin e kaluar pas një cikli të gjatë negociatash, fillimisht në Bruksel, pastaj në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE)./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...