1.3 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që ta kthejë në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Këtë e ka konfirmuar vetë Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Në njoftim bëhet e ditur se bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, Presidentja Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...