1.4 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Presidentja Osmani takohet me senatorin republikan Ted Cruz, flasin për forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar edhe me senatorin Ted Cruz.

Së bashku, ata biseduan për forcim të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim të interesit të dyanshëm.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz. Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

Osmani ka thënë se SHBA-të mbeten aleat jetik i Kosovës. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...