4 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Presidentja Osmani takoi kongresistin republikan Mike Lawler

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me kongresistin republikan Mike Lawler.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Pas një bisede në New York disa muaj më parë, me kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...