4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax, në një delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare, njofton Presidenca e Kosovës.

Osmani në Kanada po e përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Në këtë Forum, Presidentja Osmani, do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne.

Në agjendën e Presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera.

Presidentja Osmani, po ashtu, do ta ketë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...