25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Presidentja Osmani takon sot Këshillin e Kryetarëve të Komunave

Ditën e sotme, pritet të zhvillohet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Në këtë takim, një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e Komunave do ta mbaj Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Ndërsa ndër temat që do të diskutojnë Kryetarët e Komunave me Presidenten Osmani janë:

  • Roli i Komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore
  • Roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë
  • Bashkëpunimi mes Presidencës dhe Komunave në realizimin e projekteve
  • Sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.

Ky takim vjen pas takimit të Presidentes Osmani me Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me theks në avancimin e bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe atij qendror.

Takimi zhvillohet sot, me 5 Qershor 2024 në Hotel Emerald, me fillim në ora 13:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...