Ish-drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka reagur për vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare.
Prestreshi ka shkruar se ky vendim është në kundërshtim te plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka shtuar se Gjykata duhet të ketë mekanizma që e përforcojnë aktgjykimin e tyre, dhe ne raste mos zbatimi, mekanizma ndëshkues.
Shkrimi i plotë:
Vendimi i MINT per caktimin e marzhes tregtare eshte ne kundershtim te plot me aktgjykimin e gjykates kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese duhet te kete mekanizma qe perforcojne aktgjykimin e tyre, dhe ne rast mos zbatimi, mekanizma ndeshkues.
Gjykata ka vendos qe nje ligj qe tentonte te caktoj cmime dhe marzha eshte ne kundershtim me kushtetuten, ndersa MINT po merr vendime me baze ligjore te nje udhezimi administrative.
CMENDURI
Shih se si shteti krijone kartele zyrtare te cmimeve.
Cakton marzhen e fitimit 2% shitje me shumice dhe 12% shitje me pakice.
Tani seciles pomp do ti del cmimi i njejte kur aplikojne 12% marzh. Secila pomp do ta kete cmimin e njejte, qe do te thote, me autorizim te shtetit secila pomp e ka te garantuar marzhen. Pa marr parasysh a je pomp multi milioneshe apo ndonje pomp atje ne zgafell te maleve te gollakut. Shteti po ta garanton marzhen prej 12%,
Kjo form dhe qasje e shteti po e ndalon, shtremberon dhe ngulfat Konkurrencen, shteti po e shkel ligjin per mbrojtjen e konkurrences.
CMENDURI /Njeshi/