34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Pretendimet se Presidentja “bashkëpunoi” me BIA për emërime në AKI, Kupina paralajmëron procedura ligjore

Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Bekip Kupina, ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve të pretenduara dhe lakimit të emrit të shefit të kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipit dhe Muhamet Mustafës si “njeri i afërt me Vjosa Osmanin” për një takim sekret në Slloveni me shefin e BIA-as, Bratislav Gashiq dhe një ministre serbe.

Kupina ka thënë se i njëjti person që ka publikuar informacione të tilla, edhe më herët ka publikuar shpifje edhe në adresë të presidentes Osmani.

Sipas Kupinës, publikimi i bërë nga Fitim Çeku “e rrezikon sigurinë komëbtare” dhe se do të merren masa ligjore.

Reagimi i plotë i Bekim Kupinës:

Një i ashtuquajtur artikull me përkufizimin ekskluzive, nën autorësinë e personit Fitim Çeku, sërish nëpërmjet fake neës ka tentuar të krijojë sensacion.  I njëjti autor, siç bën në vazhdimësi, prodhon gënjeshtra edhe për Presidenten Osmani.

Gënjeshtra në këtë të ashtuquajtur artikull është e dukshme. Çdo referencë në këtë tekst, sikurse edhe në ato të mëparshme të autorit të njëjtë apo portalit që e ka përfaqësu, janë gënjeshtra dhe i shërbejnë atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës.

Ky person, në vazhdimësi ka prodhuar fake news, edhe kur e ka udhëhequr portalin gazeëtaneëborn.info, siç dëshmohet edhe me ankesat e deponuara dhe vendimet e KMShK-së.

Këto pretendime janë shpifje, të cilat rrezikojnë sigurinë nacionale dhe për të cilat ndaj këtij personi do të ndiqen procedurat ligjore, nëse nuk e heqë këtë artikull menjëherë nga publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...