22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Prezantohet kandidati i dytë për deputet nga radhët e AAK-së

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se profesori universitar, Mensur Neziri, do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se profesor Neziri i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

“Vizionit tonë për Kosovën e sigurtë dhe të zhvilluar po i bashkohen profesionistë të shumtë, të dëshmuar në shumë fusha e me një përvojë të pasur institucionale dhe akademike. Ardhja e Prof. Mensur Nezirit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i ka shprehur përkrahje të parezervë profesor Nezirit në kandidaturën për deputet.

“Kisha kënaqësinë që me Prof. Mensurin, të bisedojmë për proceset që na presin dhe zhvillimet e fundit në degën e Aleancës në Shtime. I shpreha përkrahjen pa rezervë në rrugën tonë të përbashkët dhe i urova suksese në kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...