10.7 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

‘PrimoFlex Home’ çertifikohet me standardet e OEKO-Tex 100

Gjigandi prodhues, Fabrika e Dyshekëve dhe tekstilit ‘PRIMOFLEX HOME’ nga Peja, është çertifikuar standardet e OEKO-Tex.

Standardi OEKO-TEX 100 është standard i formuluar nga Shoqata Ndërkombëtare e Tekstileve Mjedisore OEKO-TEX që në vitin 1992.

OEKO-TEX 100 tani ka 17 shoqata testimi, detyra kryesore e të cilave është të provojnë substancat e dëmshme në tekstile për të përcaktuar sigurinë.

OEKO-TEX Standard 100, të cilës familje nga Kosova ju shtua Fabrika e Dyshekëve dhe tekstilit ‘PRIMOFLEX HOME’ nga Peja, tani është eko-marka tekstile më e përdorur në 60 vende.

OEKO-TEX Standard 100 përcakton një standard të bazuar në njohuritë më të fundit shkencore për të vendosur kufij në përmbajtjen e substancave të dëmshme në fije, fibra dhe tekstile të ndryshme.

Vetëm prodhuesit që ofrojnë garanci të provueshme të cilësisë në përputhje me procedurat e rrepta të testimit dhe inspektimit lejohen të përdorin etiketën OEKO-TEX në produktet e tyre. Marka standarde e zbulimit të tekstilit dhe tekstilit të substancave të rrezikshme Oeko-Tex 100 është bërë marka kryesore ekologjike në botë. Këtë çertifikatë tani e tutje e posedon edhe Fabrika e Dyshekëve dhe tekstilit ‘PRIMOFLEX HOME’ duke ja shtuar tregimit të suksesit edhe përgjegjësinë pranë klientëve.

Çertifikimin me një vlerësim të tillë, të lartë botëror, Fabrika e Dyshekëve dhe tekstilit ‘PRIMOFLEX HOME’ nga Peja, e ka marrë për asortimanin e prodhimit të dyshekëve, çarçafëve, jastekëve dhe jorganëve.

Lajmin është konfirmuar nga drejtues të këtij gjigandi ekonomik, respektivisht Drejtori i Fabrikës Egzon Gjikolli.

Ndryshe, Fabrika ‘PrimoFlex Home’, sot padyshim është edhe një kryevepër e ndërmarrësisë pejane e kosovare në shërbim të rritjes së prodhimit vendorë të asortimanit në fjalë dhe e gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Me teknologji të standardit të lartë europian, me qindra metra katror, ‘PrimoFlex Home’,  ndër vite  sjellë trendet më të reja të modeleve të tekstilit shtëpiak me çmime tejet të volitshme në konkurrencë me tregun rajonal./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...