2.3 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Prindër kujdes SFIDA MOMO po vret

Ju mund të mendoni se fëmija juaj po shikon filmin e animuar Pepa Pig, por faktikisht gjatë transmetimit një figurë e frikshme del gjatë ngjarjes si një tjetër version që e kanë krijuar mendje të sëmura ku i mësojnë të vegjëlve të vrasin prindërit e tyre apo veten. Prindërit që e kanë vënë re po alarmohen nga ky fenomen i cili mund të gjendet edhe në filma të tjerë si “Fortnite”

Shkollat anembanë Britanisë thonë se fëmijët janë në shënjestër nga imazhet mizore dhe klipet e karakterit shqetësues.

Ky fenomen po njihet si “Sfida Momo”, e cila është e lidhur me vdekjen e dy fëmijëve, inkurajon të rinjtë të dëmtojnë vetveten dhe në disa raste edhe të marrin jetën e tyre.

Prej ditësh shkollat filluan të lëshonin paralajmërime në faqet e tyre të internetit dhe llogaritë e mediave sociale duke thënë se ata ishin kontaktuar nga qindra prindër të shqetësuar.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...