Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë njofton për prishje serioze në Gypin DN 350, që ka ndodhur pas mesnatës.
‘Ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’, që nga ora 02:00 e pasmesnatës, kur edhe është raportuar prishja, po punojnë në sanimin e dëmit, ndërsa nga mëngjesi duke përdorur edhe teknikën e rëndë.’-thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Njoftim për Prishje serioze – disa pjesë të Pejës pa ujë
Pasojë e dëmtimit dhe shpërthimit të Gypit DN 350, me lokacion në rrugën ‘Sadri Kelmendi’, konsumatorët e B.T. ‘Karagaçi’, B.T. Dardania 1′, ata të Bellopojës dhe rrugët ‘Sadri Kerri’, ‘UÇK’, ‘Tahir Zemaj’, ‘Sali Çeku’, ‘Ernest Koliqi’ dhe disa rrugë dytore, kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’, që nga ora 02:00 e pasmesnatës, kur edhe është raportuar prishja, po punojnë në sanimin e dëmit, ndërsa nga mëngjesi duke përdorur edhe teknikën e rëndë.
Meqë prishja është teje serioze, furnizimi nuk pritet të kthehet para orëve të mbrëmjes së vonshme.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/