Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ ka deklaruar ndërprerje të furnizimit me ujë për sot nga ora 11:00 deri në ora 14:00 për B.T. ‘Jarina’, rrugët ‘Halil Agusholli’ dhe ‘Shpetim Bojku’, në B.T. ‘Asllan çeshme’, në B.T. ‘Xhemajl Kada’ dhe disa rrugë sekondare.
Ndërperja pason, rezultat i një prishjeje në Gypin furnizues DN 200.
Njoftimi i plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – PEJË
Prishje në Gypin DN 200
Nga ora 11:00 deri në 14:00 disa Bashkësi të Pejës pa ujë
Pasojë e një defekti serioz në Gypin DN 200, me lokacion në rrugën ‘Halil Agusholli’, nga ora 11:00 deri në ora 14:00 sot, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në B.T. ‘Jarina’, rrugët ‘Halil Agusholli’ dhe ‘Shpetim Bojku’, në B.T. ‘Asllan çeshme’, në B.T. ‘Xhemajl Kada’ dhe disa rrugë sekondare.
Ekipet po punojnë në sanimin e dëmit, ndërsaqë për shkak të terrenit të papërshtatshëm, nuk po ka mundësi të aktivizohet teknika dhe makineria e rëndë, gjë që po e ngadalëson procesin e intervenimit.’ – thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/