IQAir e cila është një kompani zvicerane e teknologjisë së cilësisë së ajrit, e specializuar në mbrojtjen kundër ndotësve të ajrit, në faqen e saj ka publikuar të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e ndryshme të botës.
Në këtë faqe, është përfshirë edhe Prishtina, ku thuhet se kryeqyteti i Kosovës është ndër qytet me ajrin më të ndotur në botë.
Përndryshe sot Kosova është përfshirë nga një mjegull e dendur, e gjë për të cilën Policia ka kërkuar kujdes nga shoferët gjatë vozitjes. /Njeshi/