8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Prishtina fiton trofeun “Adem Jashari”, Ademi: Moment emocionues

Prishtina 01 ka fituar trofeun “Adem Jashari” në futsall pasi në finale mposhti Malishevën me rezultat 6-1.

Kupën për ekipin fitues e ndau kreu i FFK-së, Agim Ademi  që e përshkroi si një moment emocionues dhe shumë të veçantë.

Postimi i plotë:

Sonte bashkë me gjeneralin Musa Jashari dhe drejtorin për sport në komunën e Skenderajt, Alban Berisha, pata kënaqësinë të ndaja trofeun ‘Adem Jashari’ për ekipin Prishtina 01, që në finale e mundi ekipin Malisheva, me rezultat 6:1.

Një moment emocionues dhe i veçantë për mua dhe të gjithë të pranishmit, pasi ky turne, i cili organizohet tradicionalisht nga FFK-ja, është pjesë e manifestimeve të Epopesë së UÇK-së, e cila simbolizon trimërinë dhe vendosmërinë e popullit tonë në kohën e luftës çlirimtare.

Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë heronjve dhe dëshmorëve  tanë, të cilët janë burim frymëzimi për brezat e rinj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...