Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit kanë lëshuar nga duart fitoren, pasi pranuan gol në minutat shtesë për t’u kënaqur në fund me një pikë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por të dyja skuadrat shënuan nga një gol.
Megjithatë, të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Senad Jarovic (28’), i cili shënoi për 0-1, ndërsa Leutrim Kryeziu (36’) shënoi nga penalltia për 1-1.
Në pjesën e dytë, Prishtina ishte dukshëm skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar golin e epërsisë 2-1 me anë të Leonat Vitijës (81’), gol që u mënua se ishte i fitores./Njeshi/