9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Prishtina me triumf komod në derbin ndaj Dritës

Takimi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës ka qenë kryesfida e javës së 21-të në futboll që u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra vendase e nisi më mirë sfidën duke arritur ta zhbllokojë takimin në minutën e 17-të të ndeshjes.

Pas një harkimi nga Endrit Krasniqi, ishte Leutrim Bekteshi, i cili realizoi me kokë për epërsinë e nikoqirëve dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë ishin sërish vendasit ata që shënuan për golin e sigurisë, përkundër se mysafirët u përpoqën vazhdimisht që t’i barazonin shifrat.

Tun Bardhoku (87’) ishte futbollisti që e shënoi golin e dytë që e vulosi fitoren e bardhekaltërve në këtë takim.

Drita mbetet në vend të dytë me një pikë prapa liderit Ballkani, kurse Prishtina në vend të tretë ka katër pikë më pak se pozita e parë. /Telegrafi/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...