11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Prishtina me vështirësi kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Prishtina është mposhtur në ndeshjen e kthimit nga skuadra Connah’s Nomads me rezultat 4:2, por është kualifikuar në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës falë fitores në ndeshjen e parë 4:1 në kryeqytet.

Dy gola për Prishtinën i realizoi Endrit Krasniqi në minutat 29’ dhe 36’-të.

Ndërkaq, për vendasit realizuan Jamie Insall (3’, 57’), George Horan (47’) dhe Callum Morris nga penalltia në minutën e 82’.

Në rrethin e tretë Prishtina do të përballet me skuadrën nga Norvegjia, Bodo Glimt.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...