15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” nga 22 janari kishe zyrtarizuar rregulloren e re të parkimit, për qytetarët rezidentë dhe jo rezidentë në kryeqytet.

Për ata rezidentë ishin vendosur një sërë ndryshimesh, por kjo nuk iu kishte pëlqyer banorëve të lagjeve.

Pas diskutimeve, të hënën e 13 majit “Prishtina Parking”, thotë se janë bërë disa ndërhyrje në të mirë të tyre.

“Prioritet banorët e lagjes, rregulli i parkimit nga ora 16:00 deri 23:00. Mos parkoni përtej orarit të përcaktuar sipas rregullores. Rregullat e parkimit zbatohen sipas premtimeve dhe sipas diskutimeve me banorët e lagjes”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, ende nuk është qartësuar siç duhet ky ndryshim, pasi nuk specifikohet mënyra e pagesës pas orës 16:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...