15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Prishtina soldarizohet me Ukrainën, lëshon pëllumbat e paqes në qiell

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot Seancë Solemne në mbështetje të popullit të Ukrainës kur janë bërë një vit që nga pushtimi rus në këtë shtet.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szuynog, që ishte mysafir i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ata në shenjë solidarizimi me ukrainasit dhe duke shfaqur simbolin e paqes, i kanë lëshuar pëllumbat në qiell.

“Falënderoj Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe kryebashkiakun Përparim Rama për shfaqjen e solidaritetit me popullin e Ukrainës”, është shprehur Szuynog.

“Tani, më shumë se kurrë, BE-ja dhe Kosova duhet të qëndrojnë me Ukrainën dhe ta ndihmojnë që t’ia dalë”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...