21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Prishtinë: Shoferi ka kanosur me armë zjarri një shofer të një veture

Një shofer i autobusit ka kanosur me armë një shofer të një veture private.

Krejt kjo situatë ka ardhur pas një keqkuptimi në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se është sekuestruar një armë zjarri dhe palët e përfshira janë shoqëruar në polici.

Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”, ka thënë Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira”.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, ka deklaruar ajo. 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...