27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

​Pritet nisja e mësimit tërëditor në Prishtinë, do zhvendosen disa shkolla

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të nis procesin e mësimit tërëditor për klasat e gjashta e deri të nënta.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku ka përmendur gjimnazin “Xhevdet Doda”, që do të transferohet te Gjimnazi Matematikorë në Prishtinë, ndërsa në objektin e “Xhevdet Dodës”, do të vendoset Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “ Xhemail Mustafa”.

“Arsyeja kryesore e ndërrimit të lokacionit të shkollës “Xhevdet Doda”, është që ajo të zhvendoset fillimisht në kampusin e shkollave profesionale te gjimnazi matematikorë, ndërsa aty të shndërrohet në SHFMU të ciklit 6 deri 9, deri në vendimin përfundimtar të dihet se cilat nga shkollat fillore të mesme të ultë, duhet të kaloj aty që të zhvillohet ky cikël i mësimit”, ka thënë Lushaku.

Ndërsa, sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj ka thënë se gjithherë do të përkrahet mësimi tërëditor sepse do të sjellë një rini me të ardhme.

“Çdoherë e përkrahi mësimin gjithë ditorë, mirëpo pasi që mundësitë janë, infrastruktura shkollore është, të gjitha mundësitë janë pse mos me e zhvillu mësimin tërëditor. Mendoj që do të jep cilësi, rendiment, ka me ndërtuar një rini të pastër me të ardhme se në shkollën tërëditore kanë mundësi dhe kushte më të mira”, ka shtuar Balaj.

Plan-programi i ri për mësimin tërëditor ende nuk është hartuar dhe dërguar për miratim në Kuvendin Komunal të Prishtinës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...