Pas 7 muajve prej kur është larguar i vjetri, Qeveria pritet ta emërojë një drejtor të ri të Policisë së Kosovës, këtë javë.
Media merr vesh së në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë pritet të jetë në rend të ditës emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Javë më parë është raportuar se Gazmend Hoxha ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm, sipas rezultateve që i kishin publikuar britanikët, të cilët e kanë vëzhguar konkursin.
Hoxha, i cili aktualisht mban pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, kishte marrë 27.5 pikë nga 40 sa ishin gjithsej./Njeshi&GE/