5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Pritje deri në katër orë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me vendet fqinje, edhe sot vazhdon të ketë fluks të automjeteve.

Bashkatdhetarët të cilët ishin në Kosovë për t’i kaluar pushimet dimërore tashmë kanë nisur të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar po raporton se mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë po presin 180 deri në 240 minuta.

Radha e kolonave në këtë pikë është 3000 metra.Situatë e ngjajshme është edhe në pikën tjetër në kufi me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

240 minuta, përkatësisht katër orë po presin të dalin edhe nga kjo pikë kufitare.

Në Muçibabë dhe në Mutivodë pritjet janë rreth 120 minuta.

Këto janë të dhënat e fundit nga përditësimi në orën 09:07/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...