Në kuadër të turit tërë ditor në komunën e Pejës, kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha dhe bashkëpunëtorë ka vizituar sot drejtuesit kryesor dhe lojtarët e Klubit të Futbollit “FC Besa Peja”.
Haradinaj është pritur në stadiumin që mbanë emrin e dojaenit të pavdekshëm të futbollit kosovar Tahir Vokshit.
Lajmin e ka paraqitur në faqen zyrtare në facebook.
Postimi i plotë:
‘Qëndrova në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik. Takimi me përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “FC Besa Peja”, Presidentin e klubit Ardet Zekaj me bashkëpunëtorë, ishte një kujtesë e rëndësisë së sportit për rininë tonë.
Ky klub nuk është thjesht një ekip sportiv, por një simbol i ringjalljes së traditës pejane të futbollit.
Mes tjerash, gjatë këtyre vizitave, theksova rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional.
Ky hap strategjik nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Angazhimi ynë në këtë drejtim mbetet i palëkundur.’-shkruan Haradinaj./Njeshi/
Ramushi e viziton prof. Dr. Ali Sylqen në shtëpi: Profa, mbetet shtyllë e nisjes së AAK-së