Kolonë e gjatë është shkaktuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Raportohet se pas përfundimit të pushimit në fillimvit, shumë bashkatdhetarë që vizituan Kosovën tani po kthehen në Perëndim.
Fluksi më i madh i veturave është në dalje të Merdarës, aty ku kolona ka arritur në 1 kilometër gjatësi.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë nga 100 deri në 120 minuta.
Përditësimi i fundit i të dhënave është bërë rreth orës 09:35, me pikëkalimet e tjera kufitare ku pritjet janë më të shkurtra.
Edhe te pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë ka pritje më të theksuar: 25 deri në 30 minuta, teksa kolona është 200 metra e gjatë./Njeshi/