9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Prizrenasi që shkaktoi aksident dhe iku ka të kaluar kriminale, njihet si shpërndarës i drogës

Personi që shkaktoi vetaksident trafiku para dy ditësh në Prizren, braktisi veturën dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes tashmë është identifikuar nga Policia. Te automjeti i tij është gjetur edhe drogë – pasi i njëjti dyshohet se merret me shitblerje të substancave narkotike.

Personi i dyshuar për këtë rast është Jeton Kastrati – emër i njohur për organet e rendit.

Kastrati dyshohet se më 29 nëntor, në rrugën “Qenë Qena” në Prizren, ku i njëjti është vetaksidentuar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Por i dyshuari ka ikur në këmbë pasi e ka braktisur veturën e tij, te e cila, Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Si rezultat i nisjes së hetimeve, i dyshuari është identifikuar nga Policia dhe ndaj tij është iniciuar hetimi për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se të dyshuarit i është lënë ftesa për t’u paraqitur në stacion policor lidhur me rastin për të cilin dyshohet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...