4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Prizreni themelon Këshillin Ekonomik Lokal për të përforcuar zhvillimin ekonomik

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me vendim të kryetarit Shaqir Totaj është themeluar Këshilli Ekonomik Lokal. Në përbërjen e këtij trupi janë emëruar përfaqësues të komunitetit të biznesit.

“Këshilli do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit ekonomik, një nga prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty gjithashtu theksohet se ky këshilli synon krijimin e një platforme të re bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe sektorit privat si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Njëri prej anëtarëve të këtij këshilli, afaristi Alajdin Fusha ka konfirmuar se ky trup do të mundësojë bashkëpunimin mes sektorit privat dhe qeverisë komunale për zhvillimin ekonomik lokal, duke shtuar se me këtë platformë të re, qyteti i Prizrenit synon të vendoset si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në nivel kombëtar dhe rajonal.

Sipas tij, një nga propozimet që do të kontribuojë në rritjen e dinamikës ekonomike të qytetit është organizimi i një aktiviteti unik “Shopping Fest”.

“Ky aktivitet synon të sjellë më shumë gjallëri në ekonominë lokale duke tërhequr turistë dhe blerës nga vende të ndryshme, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve lokale. Shopping Fest do të shërbejë si katalizator për promovimin e produkteve dhe shërbimeve lokale, duke krijuar një mjedis të favorshëm për rritjen e të ardhurave dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Fusha në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se një organizim i tillë do të shërbejë edhe si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet qeverisë lokale dhe sektorit privat, për të përforcuar rolin e Prizrenit si një qytet inovativ dhe me vizion për të ardhmen. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...