8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Prizreni triumfon në derbin ndaj Bashkimit

Derbi i qytetit i ka takuar Proton Cable Prizrenit, që shënoi fitore ndaj Bashkimit me shifrat 90:82 (18:26, 24:20, 25:23, 23:13), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 11:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:26. Por, Proton Cable Prizreni nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat minimalisht në 38:39, derisa pjesa e parë përfundoi 42:46.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku Prizreni arrin të kalojë në epërsi në 65:64, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 67:69. Proton Cable kishte epërsi në dhjetë minutat e fundit në 83:73, por nga ky moment Portokallezinjtë filluan një seri të suksesshme, për të afruar rezultatin në 83:82, megjithatë, në fund më të përqendruar ishin basketbollistët e Proton Cable Prizrenit që triumfuan 90:82.

Desi Sills ishte më i miri te Proton Cable Prizreni me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Altin Morina ishte më i dalluari te Bashkimi me 13 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore e shtatë humbje.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...