12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Problemi i Kosovës me zvarritjet në procedurat gjyqësore

Avokati i Popullit ia ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës raportin për vitin 2023. Në raportin e dorëzuar të premten, Avokati i Popullit ka njoftuar se zvarritjet në procedurat gjyqësore përbëjnë numrin më të madh të ankesave që i ka pranuar gjatë vitit të kaluar.

Raporti thotë se kështu “u është mohuar qytetarëve e drejta për gjykim të drejtë”.

Ankesat e tjera, sipas Avokatit të Popullit, kanë të bëjnë me të drejtën për mjete juridike, me të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit, me mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, me mbrojtjen e pronës, me barazinë para ligjit, me të drejtat e të akuzuarit, me të drejtat e fëmijës.

“Në vitin 2023, Avokati i Popullit ka pranuar 1660 ankesa nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me pohime ankimore për shkelje të të drejtave dhe të lirive të njeriut nga autoritetet publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

“Nga rastet e shqyrtuara gjatë këtij viti, autoriteteve u janë adresuar 836 rekomandime, nga të cilat 300 janë rekomandime nga hetimet e përfunduara në këtë vit, ndërsa 536 janë rekomandime janë të bartura nga viti paraprak, me afat zbatimi në vitin për të cilin raportohet”, thuhet më tej në njoftim.

Raporti përmban rekomandime për autoritetet përgjegjëse për çështjet që janë trajtuar nga Avokati i Popullit por edhe opinione dhe propozime për ndërmarrjen e masave për të kontribuuar dhe vetëdijesuar në ngritjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Sa i përket zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e autoriteteve, raporti gjen se niveli i zbatimit është 28 për qind, dukshëm më i lartë se sa në vitet e kaluara, por megjithatë kërkohet më shumë angazhim dhe përkushtim për rritjen e zbatimit deri në arritjen e nivelit kur zbatohen të gjitha rekomandimet.

Avokati i Popullit pret shqyrtimin e Raportit vjetor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në një seancë plenare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...