12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 tronditi banorët dhe publikun, por duket se loja ka ende surpriza të mëdha.

Në klipin promovues të spektaklit të së shtunës, produksioni ka konfirmuar një kthesë të papritur: Egli Tako do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Rikthehet Egli! Çfarë do të ndodhë? Të shtunën, Big Brother VIP, ora 21:15, me Ledion Liçon vetëm në Top Channel!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.

Ky rikthim ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale, me fansat që spekulojnë mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi.A do të ndryshojë dinamika mes banorëve? Si do ta presin ata kthimin e Egli Takos? Përgjigjet do të zbulohen në spektaklin e së shtunës, i cili pritet të sjellë një tjetër episod plot tension dhe emocione./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...